×
  • Sport
  • Sport

    Mane humb durimin pas humbjes: gjesti i kapur nga telekamerat

    Insajderi
    13 September 2023 - 20:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nëse humbjet janë gjithmonë të dhimbshme, ajo në miqësoren kundër Algjerisë (0-1, gol i Chaibi-t) nuk është gëlltitur mirë nga Mane.

    Sulmuesi i Senegalit dhe i Al Nassr nuk ka arritur ta fshehë nervozizmin e tij në përfundim të ndeshjes, me një gjest që është kapur nga telekamerat dhe që është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale.

    I afruar nga një gazetar teka po dilte i zhgënjyer nga fusha, ish-ylli i Liverpool-it ka reaguar duke zhvendosur në mënyrë të ashpër dorën që kishte zgjatur intervistuesi drejt tij duke mbajtur në dorë një mikrofon me synimin për t’i bërë ndonjë pyetje.

    Një tentativë që Mane e ka bllokuar menjëherë dhe është drejtuar më pas i nervozuar drejt dhomave të zhveshjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark