Mësuesja 27-vjeçare, Stephanie Peterson e cila kreu marrëdhënie intime me nxënësin e saj 14-vjeçar ka bërë një kërkesë të pazakontë në gjykatë.
E ditur bëhet se ajo ka kërkuar një dënim më të ulët se sa ai minimali, pasi nxënësi i mitur ka bërë marrëdhënie me të me dëshirë dhe se ajo nuk e ka detyruar.
Kërkesa e saj nuk është marrë parasysh nga gjykata dhe ajo është dënuar me tri vite burgim.
27-vjeçarja ka treguar se ka kryer disa herë marrëdhënie intime me nxënësin e saj brenda disa muajve.
Kurse nxënësi ka treguar se mësuesja në fillim atij i kishte dërguar fotografi nudo e pastaj e kishte ftuar atë të shkonte në shtëpinë e saj në mesnatë.
Gjithashtu mësuesja i kishte kërkuar nxënësit të saj që mos t’i tregonte askujt për marrëdhënien që kishte me të.
Madje ajo i kishte dhënë atij edhe lëndë narkotike. Gjatë kohës që nxënësi frekuentonte mësuesen e tij, ai kishte rënë edhe nga mësimet.