×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Marrëveshja Bazë “ndan përgjithmonë” Kosovën nga Serbia, beson Haradinaj

    Insajderi
    27 March 2023 - 08:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Marrëveshja Bazë e arritur në Bruksel e më pastaj në Ohër e “ndan Kosovën përgjithmonë nga Serbia” dhe ndihmon në shtrirjen e juridiksionit në veri të vendit, ka thënë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite të tij në Zvicer, raporton Insajderi.

    Haradinaj, i cili përbën boshtin opozitar të vetëm në përkrahje të Marrëveshjes Bazë pa njohje të ndërsjellë dhe me Asociacion të Komunave të banuara me shumicë serbe Serbe, qëndron i bindur në atë se kjo marrëveshje e çon Kosovën drejt integrimeve euro-atlantike dhe se ajo është në esencë punë amerikane.

    “Ka qenë një proces i gjatë, ka mbi vite që vazhdon punën për marrëveshje, tashmë të njohur franko-gjermane, po ashtu është punë amerikane , personalisht kam qenë i kyçur gjithnjë, më shumë me misionin e Amerikës, por edhe me partnerë të tjerë, e kam përkrahur dhe e mbështesë arritjen e marrëveshjes e cila na hapë perspektiven tonë, drejtë NATO-s, drejt BE-së, po ashtu na mundëson me shtri juridiksionin në veri. E ndanë Kosovën njëherë e përgjithmonë nga Serbia”, ka thënë ai portalin “Albora”, përcjell Insajderi.

    Kujtojmë se më 27 shkurt dhe më 18 mars, Kosova dhe Serbia pranuan Plan-Propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve, ndonëse pa nënshkruam dhe vetëm me pajtim verbal. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka dalë në mbështetje të parezervë Qeverisë Kurti II rreth kësaj marrëveshje, e cila gjerësisht është parë si e pamjaftueshme./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark