×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mashtroi mërgimtarët me bileta, arrestohet menaxheri i një agjencie në Pejë

    Insajderi
    12 August 2022 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, për mashtrim me bileta të udhëtimit.

    Në njoftimin e Policisë thuhet se më datё 07.08.2022, rreth orёs 14:20, nё Stacionin Policor nё Pejё, janё paraqitur tre persona si viktima tё mashtrimit me bileta tё udhёtimit, e mё pas edhe pesёmbёdhjetё tё tjerё.

    “Tё njёjtit deklarojnё se nё afate tё ndryshme kohore nё vitin 2022, gjatё sezonit verorё kanё rezervuar bileta tё aeroplanit vajtje-ardhje pёr ta dhe familjarёt e tyre nga shtete tё ndryshme tё Europёs pёr nё Kosovё. I dyshuari tё njejtit i ka vёnё nё lajthim me qёllim pёrfitimit personal, duke iu rezervuar bileta vetёm nё njerin drejtim ndёrsa paratё iu ka marrё qytetarёve pёr dy drejtimet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Pas fillimit tё hetimeve nga Stacioni Policor Pejё, i dyshuari nuk ka qenё i qasshёm dhe ndёrkohё me datё 8 gusht nga familjarёt e tij ёshtё paraqitur si person i zhdukur.

    Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor Pejё, të enjten, i dyshuari: R.I. i lindur me 1990, ёshtё arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48-orё/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark