×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Mashtrues, moral të shesësh cigare”, gazetari shpërthen ndaj Ermal Mamaqit

    Insajderi
    10 November 2022 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prej disa ditësh, Ermal Mamaqi ka publikuar librin e tij “Në sfidë me veten”, i cili ka sjellë shumë polemika. Pas gazetares Iva Tiço, gazetari Flavio Qorri, e ka konsideruar Ermalin mashtrues, që nuk ka bërë asgjë dhe flet për moral.

    Sipas Flavios, ka shumë shqiptarë të tjerë të suksesshëm dhe nuk marrin mundimin t’i tregojnë askujt se si jetojnë jetën e tyre.

    “Këta janë mashtruesa. Këta shqiptarët janë ca mashtruesa të jashtëzakonshëm nuk kanë asgjë lidhje me suksesin e suksesshëm. Edhe kush zgjohet në 4 e gjysëm o ka problem me prostatën o me trutë. Jo po dyshi i ftohtë, ik me këto mashtruesa. Sidomos profetët e njohur që shesin sukses pa bërë asgjë ata të suksseshme në jetë, tregojnë si të prodhosh dhe nuk kanë prodhuar asgjë.

    Ermal Mamaqi e shumë të tjerë nuk kanë shitur asgjë, nuk ka prodhuar asgjë, flasin vetëm për moral dhe çfarë? Moral të shesësh cigare, patatina e pije me gaz? Ka shumë shqiptarë të tjerë të suksesshëm dhe nuk marrim mundimin t’i tregojnë askujt se si të jetojnë jetën e tyre….”, u shpreh gazetari në “Natën me Aulonën”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark