×
  • Lajme
  • Lajme

    “Masi po rren qe t’i shpalosim hajnitë e tua”, deputeti i LDK-së akuzon Muratin për lidhje të kontratave sekrete

    Insajderi
    06 April 2024 - 08:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dje ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari të saj, Lumri Abdixhiku, të cilën kanë kritikuar e akuzuar Qeverinë mosinvestime kapitale, tenderët njëburimor e disa çështje të tjera në aspektin e ekonomisë dhe mirëqenies së qytetarëve.


    Si kundërpërgjigjje ndaj kësaj ka reaguar deputeti i LDK-së, Besian Mustafa.


    Ai ka thënë se ndër të tjera”Murati me kontrata sekrete i ka shpenzuar 428 mijë e 192 euro për qera të veturave, 441 mijë e 703 euro për sigurimin fizik të objekteve, si dhe 170 mijë e 754 euro për konsulenta, eksperta dhe programera”.


    “Murati Ministri i Mashtrimit mashtron edhe në mesnatë! Hekuran, pasi e paske përdorë fjalën “rren”, pse po rren ti? Qe t’i shpalosim hajnitë e tua me kontrata sekrete:- Me kontrata sekrete i ke shpenzu 428.192 euro për qera të veturave! – Me kontrata sekrete i ke shpenzu 441.703 euro për sigurimin fizik të objekteve! – Me kontrata sekrete i ke shpenzu 170,754 euro për konsulenta, eksperta dhe programera!”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark