×
  • Lajme
  • Lajme

    Matoshi reagon për rrahjen e të moshuarës në Pejë: “Në vitet që i kanë mbetë, ajo gjendet mes flakareshave”

    Insajderi
    02 November 2022 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një shtëpi të moshuarve në Pejë. Në pamjet e publikuara, shihet se si disa punonjëse të kësaj shtëpie kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, derisa njëra prej tyre është treguar e pamëshirshme duke e goditur me shuplaka vazhdimisht.

    Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e VV-së, Adriana Matoshi.

    Aktorja e mirënjohur në Facebook i ka konsideruar histerike të qeshurat e infermiereve që janë prezente derisa e moshuara rrihet.

    “Dhimbje, lot, mall e merzi. Kushedi si ka perfundu ajo gru ne “Shtepine e Pleqeve ne Peje. Tu i bajte malle fmite? Familjaret? Tu dashte me gjete qetesi ne vitet qe i kane mbete, ajo gjendet mes flakareshave e t’keshmeve histerike te “motrave medicinale” TURP E TMERR” – shkroi ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark