×
  • Showbiz
  • Show

    “Mbase i pëlqejnë çunat”, Jori Delli bën deklaratën e papritur për këtë Kristin

    Insajderi
    10 July 2023 - 12:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I ftuari i parë special në “Kepin e VIP”-ave është Krist Aliaj. Në puntatën e dytë të emisionit, Kiara Tito e prezantoi atë me banorët e tjerë, ku disa prej tyre nuk e pritën aspak mirë.

    Një ndër to ishte edhe Jori Delli, të cilës i ka ngelë hatri me Kristin. Ky i fundit teksa ishte i ftuar së bashku me Jorin në “E Diell” tha: “Ajo është tipi i femrës që ka shumë qejf ose preferon çuna mafioz”.

    Ndërkohë Jori para kamerave tha për Kristin:

    “Të kam çuar në xhiro, kemi folur bashkë. Ai kur jemi bashkë nuk mi thotë ato gjëra. Nuk më kërkoi as falje. Ndihem shumë e zhgënjyer nga kjo gjë sepse nuk e prisja fare. Prandaj thashë unë në rrugën time, ti në rrugën tënde.

    I pëlqen të pëlqehet, i pëlqen që vajzat që vajzat t’i shkruajnë. Më ka treguar edhe disa mesazhe, por ai as që ju përgjigjet. Nuk e di se çfarë bën. Mbase i pëlqejnë çunat. Se di. Fshije këtë, fshije”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark