×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sveçla thotë se 1500 dokumente hyrje-dalje janë lëshuar deri tani në pikat kufitare

    Insajderi
    01 August 2022 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se 1501 dokumente hyrje-dalje janë lëshuar deri tani në pikë kalimet kufitare të Kosovës.

    Këto dokumente nuk po lëshohen vetëm në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, të cilat po vazhdojnë të jenë të mbyllura.

    “Përveç në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të zhvillimeve të shkaktuara nga strukturat ilegale serbe, në të gjitha pikat tjera kufitare në hyrje të Republikës së Kosovës po vazhdon lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje.

    Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, qytetarët me letërnjoftime të Serbisë që hyjnë në Kosovë do të pajisjen me një dokument të tillë. Po ashtu do të pajisjen edhe në dalje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark