×
  • Lajme
  • Insajderi

    Situata në Veri – Opozita s’i shkon në takim presidentes Osmani

    Insajderi
    01 August 2022 - 12:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Në takim ishin të ftuar edhe liderët e opozitës të cilët nuk kanë marrë pjesë” , kështu thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e presidentes derisa njoftohet për takimin me krerët e shtetit për zhvillimet e fundi në veri të vendit, shkruan Insajderi.

    Takimi i cili u realizua sot kanë marrë pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Kryeministri, Albin Kurti, Zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Shwarz, si dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Takimi është realizuar me qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

    Njoftimi i plotë:

    Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Shwarz, si dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë realizuar takim më qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend. Në takim ishin të ftuar edhe liderët e opozitës të cilët nuk kanë marrë pjesë.

    Megjithatë, institucionet e vendit do të vazhdojnë kontaktet e rregullta dhe konsultimet me opozitën, me qëllim të koordinimit mbi çështje të interesit nacional.

    Po ashtu, do të vazhdohet koordinimi i plotë dhe komunikimi i rregullt me aleatët strategjik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark