×
Insajderi / Insajderi

Mbi urë, i xhiruar me dron- Deputeti Bekë Berisha merr vëmendjen e tiktokerëve

Insajderi
01 May 2023 - 23:19
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Deputeti i AAK’së, Bekë Berisha ka marrë vëmendjen në Tik Tok. Një video që ka postuar para disa orëve i ka ecur kogja mirë.

Larg Kuvendit e politikës, Berisha ka zgjedhur Urën e Fshejtë që ndodhet në rrugën Gjakovë – Prizren për realizim e kësaj video më përmbajtje patriotike, shkruan Insajderi.

Siç dhe njihet Bekë Berisha për dashurinë ndaj atdheut edhe në këtë video nuk i mungon flamuri kombëtar Kuq e Zi.

Video është e realizuar me një dron dhe mund ta ndiqeni më poshtë:

@bekeberisha1 Ura e Fshajtë 😁 #bridge #drone #kosovo ♬ original sound – Bekë Berisha

Për dallim nga Bekë Berisha, ish – komandanti, Hisen Berisha ka deklaruar për Insajderin se nuk e përdor TikTok-un dhe sipas tij nëse përdorimi i tij paraqet rrezik – kërkon edhe ndalohet në Kosovë./ Gazeta Insajderi/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark