×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mbrojtja e Kurtajt paralajmëron padi ndaj kryetarit të Shtërpcës: Distancohu nga gjuha toksike, kërko falje ose shihemi në gjykatë!

    Insajderi
    10 March 2023 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrojtja e pjesëtarit të FSK-së, Azem Kurtaj të cilën Prokuroria po e akuzon për “vrasje në tentativë” ndaj dy serbëve, i ka reaguar ashpër kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jetviç.

    Avokati Kujtim Kërveshi ka paralajmëruar padi ndaj Jetviçit me arsyetimin se sipas tij ka spekuluar ndaj të mbrojturit të tyre që “gjoja paska shtënë në drejtim të dy të plagosurve”, shkruan Insajderi.

    “I njëjti shkon edhe më larg, kur i jep kontekst etnik kësaj ngjarje dhe vazhdon duke konkluduar se “deri sa serbët i paraburgosin dhe dënojnë pa prova, tentim vrasja ndaj serbëve kualifikohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në reagimin e mbrojtjes ndërkohë që thekson se “Ky zotëriu për këtë deklaratë do të procedohet ligjërisht nga mbrojtja e z. Azem Kurtaj”.

    Tutje, ai ka kërkuar që Jetviç të distancohet nga kjo gjuhë e përdorur dhe të kërkojë falje në të kundërtën do të shihen në gjykatë.

    Reagimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark