×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbrojtja e Xhabir Zharkut: Ka pas pengesë procedurale para se me u ngritë aktakuza

    Insajderi
    16 January 2023 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Ferizaj ka refuzuar aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Kaçanikut.

    Zharku ka shpëtuar nga dënimi pasi iu është vjetërsuar aktakuza për korrupsion.

    Avokatja mbrojtëse, Albana Kelmendi në një prononcim për Insajderin ka thënë se nuk ka pas dëshirë të përfundojë me refuzim.

    “Unë nuk kam pas dëshirë me përfundu kjo me refuzim, kjo ka pengesë procedurale para se me u ngritë aktakuza. Prokurori i çështjes ka ngritë aktakuzë me parashtrim absolut. Unë krejt kohën në ankesat e mija kam potencu se prokurori ka ngrite aktakuzë para se me i kalu afati që dmth është pengesë procedurale e përndjekjes”, ka thënë Kelmendi.

    Aktgjykimi ndaj Zharkut u shpall nga kryetari i turpit gjykues, Ibrahim Idrizi. Sipas aktgjykimit, gjyqtari ka bërë ricilesimin e veprave penale sepse veprat në akuzë janë kryer në vitet 2008-2010 me Kodin e Përkohshëm, andaj trupi gjykues ka vendos me kodin më të favorshëm bazuar në dispozitat e kodit.

    “Këto vepra pas ricilesimit me kodin e favorshëm kanë rezultuar se të njëjtat kanë arritur parashkrim absolut, sepse ka kaluar dyfishi i kohës se kryerjes se veprës penale”, ka thënë gjyqtari Idrizi në arsyetimin e vendimit. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark