×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mbrojtja: UNMIK e kishte mandatin për të udhëhequr me Kosovën e pasluftës

    Insajderi
    04 April 2023 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Luka Misteiq nga ekipi mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi tha se Hashim Thaçi nuk kishte kontroll mbi njerëzit e uniformuar të UÇK-së, të cilët kishin mund të kryenin krime.

    Sipas tij mandatin për të udhëhequr me Kosovën paslufte e kishte administrata e UNMIK-ut dhe kishin mbështetjen e Thaçit.

    “UNMIK kishte mandatin të udhëhiqte me Kosovën. Hashim Thaçi e mbështeti UNMIK. Jo për aspirate personale por se pavarësia e Kosovës ishte qëllimi përfundimtar. Thaçi ishte person me ndikim ai nuk kishte kontroll mbi UCK-në apo personat që mbanin uniformën e UÇK-së. Prokuroria nuk paraqet prova që Thaçi tu ketë dhënë urdhra ushtarëve të UCK-së. Nëse nuk ka urdhra të tillë, është e paqartë se si menduan prokuroria se ekzistonte një marrëdhënie epror- vartës ndërmjet Thaçit dhe ushtarëve të UÇK-së.”, tha ai.

    Ai u shpreh se z.Thaçi bënte thirrje për përfundimin e dhunës dhe Kosova të ishte një shtet me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët.

    Mbrojtja ka shfaqur edhe një video të Thaçit në qershor të vitit 1999 ku thoshte se lufta nuk ishte ishte zhvilluar për spastrim por që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark