×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Më 19 shtator mbahet orë letrare kushtuar Ragip Sylajt

    Insajderi
    10 September 2023 - 20:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    SHAK “Elena Gjika-Dora D’Istria” nga Suhareka, në kuadër të aktivitetit letrar tradicional “Festari poetik”, do të organizojë një orë letrare kushtuar poetit të mirëfilltë e të rëndësishëm shqiptar, Ragip Sylaj, i cili iku në amshim pesë vite më parë.

    Në këtë orë letrare do të lexohen kumtesa për krijimtarinë letrare të Ragip Sylajt, do të deklamohen poezi dhe kujtime për të.

    Ora letrare mbahet më 19 shtator 2023 në ora 16,00, në Qendrën rinore “Shtëia a Fellbahut” në qytetin e Suharekës.

    Ora letrare ka mbështetjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini Sport dhe Mërgatë të komunës së Suharekës.

    Ragip Sylajt ishte një nga poetët më të rëndësishëm shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit XX dhe fillimshekullit XXI. Ai jetonte në qytetin e Suharekës, që shquhet për talente të spikatura në fushën e artit dhe kulturës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark