×
Show / Fashion

Me 3 yje Michelin, ja ku ndodhet restoranti më i mirë në botë

Insajderi
27 June 2019 - 23:18
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Mirazur” në Francë është kurorëzuar si restoranti më i mirë në botë, në një ceremoni që  zhvilluar në Singapor.

Ky restorant që ndodhet në Rivierën Franceze arriti të dalë i parë në kompeticionin e organizuar për “50 restorantet më të mirë në botë”.

“Mirazur” drejtohet nga një shef argjentinas dhe dallohet për pjatat e veçanta, të cilat furnizohen nga kopshti i restorantit.

Kjo ceremoni mbahet që prej vitit 2002 dhe konsiderohet si një nga rivalët e Yjeve Michelin, megjithatë disa ekspertë venë në dyshim metodologjinë e përdorur për listimin e restoranteve më të mirë në botë.

Lista e fituesve kalon në gjykimin e më shumë se 1000 ekspertëve të kulinarisë.

Në listën e këtij viti Spanja ka 3 restorante në 10-shen e parë, ndërsa Franca, Danimarka dhe Peruja nga 2.

Shefi argjentinas që drejton Mirazur, Mauro Colagreco deklaroi se ndihej sikur kishte kapur qiellin me marrjen e këtij çmimi.

Restoranti është hapur në vitin 2006 e deri tani ka fituar 3 yje Michelin.

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark