×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Me insistimin e djalit të saj…”, shteti ia la në dorë vlerësimin e rrezikut djalit të Lirije Qerimajt

    Insajderi
    07 January 2022 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vrasja e 48 vjeçares, Lirije Qerimajt me gjashtë plumba nga burri i saj në Llaushë të Skenderajt, dëshmoi edhe njëherë papërgjegjësinë e institucioneve të drejtësisë në Kosovës për rastet e raportimit të dhunës.

    Të mërkurën rreth orës 13:40 dyshohet se Skender Qerimi kishte vrarë bashkëshorten e tij Lirije Qerimaj në Llaushë të Skenderajt. Pesë ditë para se ndodhte ngjarja tragjike, Lirije Qerimi e kishte raportuar në polici burri e saj për dhunë.

    Policia e vendit kishte daluar në vendin e ngjarjes duke parë një mosmarrëveshje në mes çiftit Qerimaj, dhe i kishte shoqëruar për në stacionin e policisë në Skenderaj.

    Sipas Policia viktima/gruaja kishte deklaruar se nuk ishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

    “Njësitë policore me të arritur në vendin e ngjarjes, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore ku nga kontakti i parë me viktimën, dëshmitarin dhe të dyshuarin kishin vërejtur dyshime se në familjen e tyre kishte ndodhur një mosmarrëveshje.Edhe përkundër deklarimeve të ankueses se nuk ishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe nuk ishte vërejtur ndonjë shenjë dhune tek e njëjta, njësitë policore kanë shoqëruar të gjitha palët në stacionin policor Skenderaj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Dhe Skender Qerimaj lirohet në procedurë të rregullt nga prokurorja e rastit, Stojanka Kasaloviq.

    “Sipas procedurave të parapara ligjore është kontaktuar prokurori kujdestar, ku sipas udhëzimeve të prokurores kujdestare ishte vendosur që rasti të kualifikohet “Dhunë ne Familje” dhe të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet më tej në njoftimin e PK-së.

    Pas paraqitjes së rast në polici, 48 vjeçares nuk ju dërguar mbrojtja e afërt pasi djali i saj kishte insistuar që nëna e tij të mos largohet nga shtëpia duke pretenduar se do të kujdesej vet ai për të.

    Kështu Policia e Kosovës, lë nën mbrojtjen e djalit të saj Lirije Qerimajn, e cila pas pesë ditësh u privuar nga jeta nga burri i saj.

     “Ankueses/viktimës iu kishte prezantuar nga hetuesja e rastit mundësia për të ju siguruar urdhrin mbrojtës dhe për tu strehuar në strehimore, ku kërkesa për këtë kishte mbetur ti dërgohet mbrojtësit të viktimës, por me insistimin e djalit të saj (moshës madhore), i cili ka kërkuar nga nëna që të mos largohet nga shtëpia, të mos shkon as tek familjaret e saj (dajët) por as në strehimore, me faktin se nuk ka arsye të largohet nga shtëpia, pasi do të kujdesen që prindërit mos të kenë më probleme mes vete, e njëjta është pajtuar dhe ka vlerësuar të qëndroj në familje e jo të dërgohet në strehimore”, thuhet më tej.

    Më pas, Policia e arsyeton vendimin e tyre duke thënë se kanë lëshuar gruan të shkonte në shtëpi pasi e kishin pajisur me pakon informuese të viktimës apo siç njihet kartela e viktimës.

    Në atë kartelë janë të paraqitura disa numra kontakti.

    “Vlen të potencohet se viktima është pajisur me pakon informuese të viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë./XhenetaUka/ Insajderi.org

    Lexo edhe;

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark