×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Më mirë me të la prifti se hoxha”, Famullia që njoftoi pagëzimin e Sabit Geci poston një shpotitje

    Insajderi
    30 November 2023 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Famullia e Shën Mihillit në Doblibarë ka publikuar një fotografi ku shihet teksa pagëzohet ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci. Poshtë fotografisë shihet edhe një koment shpotitës ndaj Gecit.

    Nga faqja zyrtare e famullisë në ‘Facebook’ janë lejuar disa komente, është aprovuar edhe koment shpotitës i Arber Gashit.

    “Për një natë të mirë, ma mirë me t’la prifi se hoxha! Pse? Se me t’la hoxha ma n’kambë nuk çohesh, kurse te prifti ndodhë e kundërta”, ka shkruar ky qytetar.

    Ndërkohë, ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci, ka mohuar pretendimet e Famullisë së Shën Mihillit në fshatin Doblibarë të Gjakovës, se është konvertuar në katolik dhe se ka ndryshuar emrin.

    Geci, në një prononcim për Insajderin ka thënë se vizitën e ka realizuar në shenjë respekti për, siç u shpreh ai, njerëz që punojnë për interes kombëtar. Megjithatë, sipas Gecit, një vizitë e tillë iu është keqpërdorur.

    “Nuk pagëzohna kur unë s’besoj në asnjërën. Unë jam shku e kam vizitu edhe xhaminë edhe përmendoren “Zahir Pajaziti” dhe jam shku e kam vizitu kishën. Por unë kam gjithmonë respekt për njerëz që punojnë për interes kombëtar, unë ata shkoj i vizitoj. Dëgjo, unë t’kisha besu, po more ndërroj, s’është problem ajo punë. Por, unë nuk besoj fare”, deklaronte ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark