×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Më në fund, ministri Peci shkarkon këshilltarin që u dënua për falsifikim të votave

    Insajderi
    22 February 2023 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka konfirmuar se këshilltari i tij Enis Osmani, që pranoi fajësinë për keqpërdorim me vota, nuk do të jetë më pjesë e kabinetit të tij.

    Peci në konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, ka thënë shkurt se Osmani më nuk do të jetë më pjesë e kabinetit të tij.

    “Shumë shkurt, ai nuk do të jetë më pjesë e kabinetit tim.” – u përgjigj Peci, në pyetjen se si do të veprohet me këshilltarin e tij.

    Por, çka thoshte Peci më herët?

    Pas dënimit që gjykata i shqiptoi këshilltarit, Osmani të ministrit Peci, ky i fundit deklaroi se: Po e hetoj edhe unë.

    Ministri Peci ka thënë se ngjarjen e vitit 2017 e ka kuptuar vonë, teksa thotë se po mbledh edhe disa informacione të tjera.

    Meritrokracia ka qenë dhe do të jetë sa të jem unë. E dyta është kjo një ngjarje që unë e kam kuptuar vonë e vitit 2017 në të cilën unë jam duke i mbledhur edhe disa informacione të tjera edhe përtej vendimit të gjykatës”, ka deklaruar Peci në Tëvë1.

    Sipas tij, Osmani si kryesues ka lejuar që komisionarët të bëjnë numërimet brenda partive politike dhe nuk ka ndërhyrë.

    “Njëra prej pretendimeve të tij është që, si kryesues ka lejuar që komisionerët të bëjnë numërimet brenda partive politike dhe ky nuk ka ndërhy. Për mua është shumë e rëndësishme edhe ky element.

    “Jam në proces të mbledhjes së edhe të informacioneve të tjera, në kuptimin se është shumë e rëndësishme a ndërlidhet edhe me ndërhyrjen e tij personale apo me neglizhencën e mos tërheqjes vërejtjes së gjithë anëtarëve të komisionit”, thoshte Peci përcjell Insajderi.

    Kujtojmë që Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 7 shkurt 2022 ka ngritur aktakuzë kundër Enis Osmanit sepse me datën 11 qershor 2017 rreth orës 19:00, në fshatin Bare – Mitrovicë, saktësisht në shkollën fillore “Xhevat Jusufi”, i pandehuri Enis në vendvotimin me numër 1115B/02D për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në cilësinë e kryesuesit të këtij vendvotimi, duke keqpërdor pozitën, detyrën apo autorizimet e tij lidhur me zgjedhjet, ka shtuar dhe hequr votat kandidatëve brenda subjekteve politike, raporton Betimi për Drejtësi.

    Sipas aktakuzës, gjatë numërimit të tyre, duke i hequr votat disa kandidatëve dhe duke iu shtuar votat disa kandidatëve të tjerë, i regjistron në mënyrë të pasaktë gjithsej 246 vota, 228 prej tyre si vota të shtuara dhe 18 prej tyre si vota te hequra, prej tyre të shtuara 56 për PDK, 112 për LDK dhe 60 për LVV dhe të hequra 8 për PDK dhe 10 për LDK.

    Me ketë kishte për ta kryer veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit” nga neni 219 par.2 të KPRK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark