×
  • Lajme
  • Lajme

    Me prejardhje nga India, Rishi Sunak rrugës për t’u bërë kryeministri i tretë i Britanisë në tre muaj

    Insajderi
    24 October 2022 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Boris Johnson është tërhequr nga gara për lidershipin e Partisë Konservatore dhe atë të postit të kryeministrit të Britanisë së Madhe, duke ia ‘liruar’ kështu rrugën ish-sekretarit të Thesarit, Rishi Sunak.

    Johnson, i cili u tërhoq nga gara pasi nuk pati mbrapa vetës 100 deputet ia bëri të mundur garën ish-këshilltarit, Rishi Sunak, i cili udhëheq në nominim sa i përket numrit të votave të deputetëve të partisë – me një total prej 144.

    Sunak i cili kishte rolin kyç në rrëzimin e qeverisë së atëhershme të Johnson, është favoriti i parë për kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe.

    Këtë e tentoi edhe pas largimit të Johnsonit, por humbi nga kundërkandidatja Liz Truss.

    Mediat britanike raportojnë se Sunak megjithatë do të mund t’i ofronte ndonjë post ministror Johnsonin, por deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim. 

    Kush është Rishi Sunak?

    Rishi Sunak, 41-vjeçari shërbeu si Kancelar i Thesarit nga viti 2020 deri në vitin 2022, pasi ka shërbyer më parë si Kryesekretar i Thesarit nga viti 2019 deri në vitin 2020. Ai është anëtar i Partisë Konservatore i cili ka qenë anëtar i Parlamentit (deputet) për Richmond (Jorks) që nga viti 2015, transmeton Insajderi.

    Rishi Sunak lindi më 12 maj 1980 në Southampton, Hampshire, nga prindër indianë Yashvir dhe Usha Sunak të cilët kanë lindur përkatësisht në Kenia dhe Tanzani. Babai i tij ishte një mjek i përgjithshëm ndërsa nëna e tij ishte një farmaciste që drejtonte një farmaci lokale.

    Ai është një student i diplomuar në Winchester College, Lincoln College, Oxford dhe Stanford University.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark