×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “… me shkrimë”, “goj”, “intervist”, njoftimi i Spitalit të Ferizajt nuk preferohet të lexohet nga gjuhëtarët

    Insajderi
    23 February 2023 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njoftimi i Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj për kandidatët që kanë kaluar testet për t’u punësuar në Spital ka gabime të shumta drejtshkrimore. Madje, njoftimi në disa raste është i padeshifruar.

    Përveç varfërisë në sintaksën e gjuhës shqipe, njoftimi ka edhe gabime shqetësuese drejtshkrimore.

    *presja është e vendosur gabimisht, kurdo që vendoset presja nuk duhet të vihet hapësira pastaj presja, por presja pastaj hapësirë.

    *e kandidatëve, duhet të jetë së kandidatëve

    *teksti shpesh nuk mund as të deshifrohet (… në Spitalin e Përgjithshëm Ferizaj  sipas Ligjit ka kryer të gjitha procfedura ligjore të brenshem si ne vijim :, … )

    * teksti ka edhe (ë) të stërpërdorura *më, shkrimë*

    *forma standarde e mbiemrit “brenshëm” është “brendshëm”.

    * shenjat e pikësimit janë të vendosura gabimisht (:,)

    *shkrim,-i emër i gjinisë mashkullore; nuk shkruhet me ë.

    *intervíst/ë,-a emër i gjinisë femërore; n

    *[…dhe per interviste me goj do te njoftohen me koh ë]. Kjo fjali ka shumë gabime drejtshkrimore dhe gramatikore. Vërehet mungesë e {ë-së}. Emri i gjinisë femërore, gojë, duhet të shkruhet me ë. Dhe, *koh ë, poashtu emër i gjinisë femërore, koha (kohë) duhet të shkruhet me ë.

    Ja si do duhej të ishte i shkruar teksti.

    Në bazë të nenit 68. të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtar Publik, Zyra e Personelit dhe Komisioni për Zhvillimin e Procedurave të Përzgjedhjes së kandidatëve me {…..}, në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt sipas ligjit ka kryer të gjitha proceduarat ligjore, dhe shpall rezultatet e kandidatëve të cilët e kanë kaluar testin me shkrim të konkursit të brendshëm si në vijim: Shef në repartin e Internos, Anestezi Neonatologji, Gjinekologji dhe Kirurgji, Hemodializë, Ortopedi, Emergjencë dhe Radiologji, Ambulancë Specialistike.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark