×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Më urgjente se kurrë të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi, thotë ministrja gjermane

    Insajderi
    22 February 2023 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Propozimi evropian i bazuar në iniciativën franko-gjermane për normalizim të marrëdhënieve është shans “unik dhe historik” për Kosovën dhe Serbinë dhe si e tillë duhet shfrytëzuar nga të dyja palët, ka thënë Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, Anna Lührmann, shkruan Insajderi.

    “Është më urgjente se kurrë që të ketë përparim drejt një normalizimi të qëndrueshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Lührmann në një intervisë për EWB.

    Pranimin e këtij propozimi dhe arritjen e një marrëveshje të ndërtuar mbi të, ajo e quan “fondamentale” e cila “do të përmirësonte qëndrueshmërisht” marrëdhëniet mes dy shteteve.

    “Mund të nxisë procesin e normalizimit në interes të qytetarëve të tyre. Ai do të largonte pengesat në rrugën drejt integrimit të mëtejshëm në BE dhe zhvillimit ekonomik. Dhe sigurisht që do të ishte një nxitje politike dhe ekonomike për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili po frenohet nga kjo çështje e pazgjidhur”.

    “Të gjithë anëtarët e BE-së shpresojnë që Serbia dhe Kosova ta shfrytëzojnë këtë shans historik dhe unik. Evropa po e përqafon rajonin si kurrë më parë: krahët tanë janë të hapur, por ne kemi nevojë që të dyja palët të veprojnë në mënyrë konstruktive”, ka thënë ministrja./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark