Rumania është përballur me vështirësi në Kosovë, ku barazoi me rezultat 0:0 në ndeshjen kualifikuese të Euro 2024, ndërsa të hënën luan në Luzern me Zvicrën, në ndeshjen që do të vendosë liderin e verës në Grupin I, shkruan mediumi rumun “Sport.ro”.
Mediumi rumun e ka frikën nga lojtarët e Kosovës që luajnë për Zvicrën, si Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
“Kosovarët nuk do t’i heqim qafe as kësaj radhe!
Zviceranët kanë në skuadër kapitenin, zëvendëskapitenin me origjinë nga Kosova dhe sulmuesi i Premier League.
Kapiteni Granit Xhaka, një mesfushor që ka qenë në Arsenal që nga viti 2016, zëvendëskapiteni Xherdan Shaqiri (tani në Chicago Fire, por më parë në Bayern Munih, Inter Milan e FC Liverpool) dhe sulmuesi Andi Zeqiri nga Brighton & Hove Albion, kosovarët e Murat Yakinit, selektrorit zviceran”, shkruan mediumi rumun.