×
  • Sport
  • Sport

    Mediumit të njohur serb i dhemb shumë fitorja e Ballkanit kundër Dinamo Zagreb

    Insajderi
    05 October 2023 - 22:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediumi serb “B92” ka vajtuar humbjen e Dinamos së Zagrebit në Prishtinë, me titull: “Kolapsi i Dinamos në Prishtinë”! 

    Futbollistët e Dinamo Zagrebit janë mposhtur si mysafirë nga Ballkani në Prishtinë me rezultat 2:0, në xhiron e dytë të Grupit C të Ligës së Konferencës.

    “Golat me vlerë të një fitoreje të madhe për vendasit u shënuan nga Almir Kryeziu në minutën e 44-të dhe Walid Hamidi në minutën e 83-të të lojës.

    Të kaltrit ishhin favoritët para këtij dueli, por jo qartë, gjë që u pa edhe në fushë, ku lojtarët e Ballkanit arritën t’i bëjnë ballë

    Goli i parë konfirmohej nga teknologjia VAR dhe shënuesi Kryeziu goditi mirë këndin e portës.

    Ballkani dyfishoi avantazhin dhe siguroi fitoren me anë të Hamidit, i cili shënoi gol pas një depërtimi të vetëm.

    Ballkani tashmë është barazuar me Dinamon në renditje, Plzeni është i pari me gjashtë pikë, ndërsa Astana është e fundit pa pikë”, shkruan media serbe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark