×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Menduh Thaçi shkel premtimin, bënë koalicion me “udhëheqësin e grupit kriminal”

    Insajderi
    22 March 2024 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, ka bërë të ditur se marrëveshja e re politike me BDI-në dhe liderin e saj, zotin Ahmeti, do të nënshkruhet të hënën.

    Ndonëse njeriun që së shpejti do të bëj koalicion, ai në vitin 2020 e kishte konsideruar si “udhëheqës të grupit kriminal.

    Thaçi kishte akuzuar Ali Ahmetin se është udhëheqës i një grupi kriminal që i kanë terrorizuar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

    Unë kurrë s’do të bëj me Ali Ahmetin, Ali Ahmeti është udhëheqës i një grupi kriminal që i kanë terrorizu shqiptarët e Maqedonisë që 18 vite”, ishte shprehur ai.

    Ndërsa sot katër vite pas, Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare njoftoj se me Ali Ahmetin do të nënshkruhet marrëveshja të hënën.

    Thaçi ka theksuar se kjo marrëveshje është rezultat i bisedimeve të gjata dhe një ide që ka marrë formë gradualisht gjatë dy viteve të fundit.

    Ai madje ka vlerësuar rolin e Ahmetit si udhëheqës i këtij misioni të ri dhe ka shprehur mbështetjen e tij për formimin e një koalicioni më të fuqishëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark