Mbrojtësi i krahut, Mërgim Vojvoda ka vlerësuar se Kosova ka luajtur mirë ndaj Rumanisë.
“Paraqitja në përgjithësi ka qenë shumë e mirë. Kemi luajtur shumë mirë. Kushtet ishin të vështira për të dy ekipet. Por në lojën që jemi të fortë, sonte fusha nuk ishte e përshtatshme. Është mëkat. Nuk kemi humbur, mund të jemi ende në garë, por duhet të shikojmë edhe ekipet tjera”, ka thënë Vojvoda.
Ai ka lëshuar rast të artë. Ka pranuar se është dashur të godasë më mirë.
Kosova të premten barazoi pa gola, ndërsa deri tash në kualifikimet për “Euro 2024” nga tri ndeshje ka tri pikë. /Koha/