×
  • Sport
  • Sport

    Mësohet vendi ku do të luhet ndeshja Zvicër-Kosovë

    Insajderi
    04 October 2023 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata e Futbollit të Zvicrës ka bërë të ditur se ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe përfaqësueses helvetike do të luhet në Basel.

    Sipas njoftimit të kësaj federate, takimi për kualifikimet e kompeticionit “Euro 2024” do të luhet në stadiumin “Jakob-Park” më 18 nëntor, nga ora 20:45.

    Sipas njoftimit të federatës, shitja e biletave fillon nga 20 tetori prej orës 14:00.

    “Është përcaktuar vendi i ndeshjes së fundit të kombëtares së meshkujve në vitin 2023. Ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Kosovës të shtunën më 18 nëntor në ora 20:45 do të zhvillohet në St. Shitja paraprake e biletave fillon më 20 tetor në orën 14:00, online nëpërmjet www.ticketmaster.ch”, thuhet në njoftim.

    Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës përfundoi me rezultat 2:2 në “Fadil Vokrri” gjatë ndeshjeve të shtatorit. /Insajderi.org/

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark