×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Messi, Paredes e Di Maria në shok, shmanget tragjedia gjatë festimeve

    Insajderi
    20 December 2022 - 12:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollistët e Argjentinës shkelën në orët e para në vendlindje. Pasi mbërritën në aeroport, ata hipën në një autobus të hapur për të shkuar në hotel, ku do të qëndrojnë deri në festën zyrtare mesditën e së martës.

    Turi me autobus në kryeqytetin argjentinas lejoi Messin me shokët e ekipit të festojnë dhe të ndajnë gëzimin e tyre me tifozët që kishin mbushur rrugët.

    Kështu, Di Maria, Otamendi, Messi, Paredes dhe De Paul kishin hipur në pikën më të lartë të autobusit.

    Në videon e regjistruar nga kamerat televizive, pesë argjentinasit shihen kur përkulen në momentin e fundit për të shmangur disa kabllo të varur, të cilët shpëtuan nga më e keqja pasi mund të kishin rrezikuar edhe jetën.

    Fatmirësisht humbja e vetme ishte kapelja e mesfushorit Paredes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark