×
  • Showbiz
  • Sport
  • Show / Showbiz

    Messi rrezikon divorcin pasi dyshohet se e tradhtoi gruan me…

    Insajderi
    01 December 2023 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sportistët në përgjithësi shquhen për jetë paksa më të shfrenuar dhe me aventura të ndryshme e lidhje të shumta.

    Por, kjo nuk vlente edhe për Lionel Messin, i cili ka qenë gjithmonë shembull i një burri, babai dhe i një familjari të përkryer.

    Mirëpo, në ditët e fundit, tetë herë fituesi i Topit të Artë është bërë protagonist i një skandali, i cili është përhapur në media dhe në rrjetet sociale.

    36 vjeçari po akuzohet për tradhti ndaj gruas së tij, Antonella Roccuzzo.

    Çifti ishte martuar më 30 qershor të vitit 2017 në një ceremoni të zhvilluar në qytetin e tyre, Rosario.

    Të dy ishin rritur së bashku dhe njihen që nga fëmijëria.

    Por, mediat e huaja raportojnë se Messi dhe Roccuzzo janë duke u përballur me krizën më të madhe të lidhjes së tyre 15 vjeçare.

    Madje, nuk përjashtohet as mundësia e divorcit të çiftit simpatik.

    Mediumi brazilian “Direto Do Miolo” raportoi së fundmi se arsye e kësaj krisjeje është gazetarja argjentinase, Sofia Martinez, me të cilën supozohet se Messi e ka tradhtuar gruan e tij.

    Deri tash, as Leo e as Antonella nuk kanë dalë ende me një postim sqarues rreth këtij dyshimi.

    Megjithatë, Daniela Semaan, ish-gruaja e futbollistit të dikurshëm, Cesc Fabregas, i ka hedhur poshtë këto spekulime.

    “Ato çka janë publikuar nuk kanë sens dhe nuk janë të vërteta”, theksoi dikur partnerja e ish-futbollistit të Arsenalit, Barcelonës dhe Chelseat.

    Fabregas dhe Semaan shkonin rregullisht me Messin e Roccuzzon në pushime kur dy lojtarët luanin së bashku në Barcelonë.

    Messi dhe Antonella njihen që kur ishin pesë vjeç, ndërsa i kanë së bashku tre fëmijë, Thiagon 11 vjeç Mateon 8 vjeç dhe Ciron 5 vjeç.

    Gazetarja Martinez ishte bërë e famshme vitin e kaluar kur e dha një fjalim pasionant në fund të intervistës me Messin pas triumfit të Argjentinës në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

    “Pavarësisht nëse e fiton apo jo Kupën e Botës, ti ke hyrë në zemrën e secilit argjentinas. E kam seriozisht. Ti ke lënë gjurmë në jetën e të gjithëve dhe kjo për mua është përtej fitimit të ndonjë Kupe Bote. Të jam mirënjohëse për lumturinë e madhe që ua sjell shumë njerëzve. Shpresoj seriozisht që këto fjalë t’i ruash në zemrën tënde. Faleminderit kapiten”, i kishte thënë gazetarja argjentinase Messit.

    Njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, kohëve të fundit ka sjellje të çuditshme dhe agresive.

    Kjo i shton edhe më shumë dyshimet për problemet që mund t’i ketë ai në jetën private.

    Ish-futbollisti francez, Jerome Rothen thotë se Messi është sjell ndryshe që kur u bë kampion i botës.

    Së fundmi, Messi u përfshi në përleshje me lojtarët e Uruguait dhe me ata të Brazilit, në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026.

    Gruaja e tij, Antonella ndërkohë nuk ishte e pranishme në stadium në ndeshjet e fundit që i zhvilloi Argjentina kundër Uruguait dhe Brazilit.

    Edhe ky fakt i shton dyshimet për një çarje të mundshme të raportit mes çiftit të njohur.

    Raportohet se ish-futbollisti i Barcelonës e Paris Saint Germainit e pati këtë aferë pas intervistës që e dha për gazetaren argjentinase gjatë Kupës së Botës, që u mbajt në Katar para një viti.

    Kur flasim për tradhtinë në futboll, menjëherë na shkon mendja tek Gerard Pique, i cili u nda me këngëtaren Shakira pikërisht për arsye të njëjtë, pas pabesisë që e shfaqi ndaj partneres, shkruan “Gazeta Express”.

    Por, ne shpresojmë që Messi dhe gruaja e tij t’i rregullojnë marrëdhëniet dhe ta vazhdojnë lidhjen e tyre.

    Nëse kjo tradhti është e vërtetë, i mbetet Antonellas të vendos nëse do t’ia falë këtë gabim apo jo…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark