×
  • Lajme
  • Lajme

    Mësuesja militante e VV-së e mbron prapë qeverinë: Më shumë se paratë ka vlerë profesioni

    Insajderi
    04 October 2022 - 17:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria mori vendim për ndaljen e pagës së shtatorit për mësimdhënësit që ishin pjesë e grevës së SBASHK-ut. Ky mosekzekutimi i pagave të shtatorit për grevistët nga shumë figura u vlerësua që është në kundërshtim me ligjin, madje edhe nga vet mësuesit që nuk e morën pagën.

    Por, njëjtë nuk e ka gjykuar mësuesja, njëherësh anëtarja e militantja e Vetëvendosjes, Refiqe Hamiti.

    Hamiti përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, shkroi se më shumë se paratë ka vlerë profesioni.

    “Po e deshe profesionin më shumë se paratë mund të bëhesh i pasur, po deshe paratë më shumë se profesionin mund të vdesësh i varfër”– shkroi ajo.

    Postimi i plotë:

    “Po e deshe profesionin më shumë se paratë mund të bëhesh i pasur, po deshe paratë më shumë se profesionin mund të vdesësh i varfër”– shkroi ajo.

    Ndryshe, mësimdhënësja e shkollës fillore “Ismaili Qemali” në Prishtinë, Refiqe Hamiti bëri bujë në media në shtator, kjo pasi iu kundërvu ashpër kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharajt, i cili në atë kohë kërkonte nga 100 euro, për secilin punëtor të sektorin publik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark