×
  • Lajme
  • Insajderi

    Profil – Kush është mësuesja Refiqe e VV-së, ish-gazetarja që bëri bujë?

    Insajderi
    05 September 2022 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Refiqe Hamiti mësimdhënësja e shkollës fillore “Ismaili Qemali” në Prishtinë sot bëri bujë në media. Krejt kjo pasi iu kundërvu ashpër kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili po vazhdon të kërkojë nga 100 euro, për secilin punëtor të sektorin publik. Mësuesja, po del të jetë anëtare e militante e Vetëvendosjes. Për një kohë, e njëjta ka ushtruar edhe profesionin e gazetares, shkruan Gazeta Insajderi.

    Prezantimin e saj si anëtare në Lëvizjen Vetëvendosje e kishte bërë kryetari i partisë, Albin Kurti, në tetor të vitit 2018. Fjalët ‘miradie’ të Kurtit për Hamitin nuk ishin të pakta.

    “Refiqja është mësuese në shkollën fillore në “Ismail Qemali” në Prishtinë, ish drejtorë në IP “Yllkat”, gazetare te “Bota Sot” dhe “Kosovarja”, e veterane e UÇK-së”, shkruante Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

    Që nga 2018, mësues së Vetëvendosjes nuk është se ju dëgjua zëri deri sot. Ajo u shpreh kundër grevës e kërkoi në mënyrë kategorike kthimin në bankat shkollore. Tha se nuk i interesojnë as 100 eurot ani pse në ditën e 20-të të muajit, mbetët pa pagë.

    Mes tjerash ajo i tha Jasharajt që “Hiç nuk të kam në qejf” por që po kërkon nga ai t’ua kthejë siç u shpreh ajo dinjitetin.

    “Unë jam mësuesja Refiqe Hamiti, me përvojë pune 30 vjet në arsim. Kam kalu sfida të ndryshme. Atë çka po du me thënë po e them me tri konceptime, në qoftë se ke humbur para ke humbur pak, në qoftë se ke humbur shëndetin ke humbur shumë, në qoftë se ke humb dritën, arsimimin e një gjenerate ke humbur të gjitha. Ne me këtë 1 shtatorin jemi duke humbur dritën dhe arsimin e gjeneratës të cilën ne jemi të dedikuar, të punësuar, të thirrur me mbajë mësimin. Po ju dëgjojmë edhe pse unë vet kam qenë kundër kësaj greve dhe pse unë më vjen keq që më duhet me shpreh por po du me ta shprehë në prezencë, hiç nuk të kam qejf por po të respektojë. Po ta respektojë moshën, dinjitetin, dhe kam ngritë zërin për njollosjen kombëtare që tu ka bërë”, tha mësuesja përcjell Insajderi.

    Ajo potencoi se edhe ka punuar si gazetare dhe se ka mbrojtur kreun e SBASHK-ut nga linçimet.

    “Jam e vetmja gazetare (mësuesja) në mënyrë shumë direkte në të gjitha mediat botërore duke filluar nga New York Time tek institucioni për luftë dhe paqe në Ballkan që ta kam mbrojte dinjitetin. Të lutem kryetar i Sindikatës së Kosovës mbrona edhe ti sot identitetin sepse jemi duke humbur shumë. Jemi duke e humbë njerëzoren”, tha ajo.

    Sipas saj paraja nuk është mbi njerëzoren.

    “Merre një vendim. Bëhu më patriot se patriotët që po thirren dhe kthena në bankat shkollore, të dalim para nxënësve, kthena dinjitetin tonë sepse paraja nuk është hiç kurgjo, nuk është mbi natyrorja, jam për me pas rrogë se me të 20-in po mbesë pa para, por dua të na kthehet dinjiteti”, ka deklaruar ajo përcjell Insajderi.

    @insajderitv Mësuesja i drejtohet Jasharajt: Hiç nuk të kam në qejf por po te respektoj #insajderi #insajderitv ♬ original sound – Insajderi

    Mësuesja militante, Albin Kurtin e konsideron burrështetas ndërsa për Rrahman Jasharajn deklaronte se “s’është normal”

    /GazetaInsajderi

    Mësuesja militante, Kurtin e konsideron burrështetas, për Jasharajn thotë se “s’është normal”

    “Albin Kurti, zemra e Kosovës”, mësuesja e ashpër me Jasharajn është mbështetëse e flaktë e kryeministrit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark