×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Meta voton me të gjithë familjen: Nëse nuk votoni nuk keni të drejtë të ankoheni

    Insajderi
    14 May 2023 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë së Lirisë, zoti Ilir Meta së bashku me bashkëshorten Monika Kryemadhi dhe fëmijët votuan në kopshtin numër 31 në rrugën ‘Pjetër Bogdani’ në zonën e ish-bllokut. 

    “Për herë të parë votojë edhe Era, dhe ishte një kënaqësi që dhe ajo ta kishte sot këtë mundësi”, tha Meta.

    Pjesëmarrje pjesëmarrje dhe përsëri pjesëmarrje. E drejta më e rëndësishme që ka një qytetar është vota, një qytetar nuk ushtron këtë të drejtë nuk ka të drejtë as të ankohet, as të kërkojë llogari, prandaj ushtrojeni këtë të drejtë pasi vetëm me këë të drejtë ju mund të bëheni pjesë e ndryshimit”, shtoi Meta.

    Monika Kryemadhi nuk dha asnjë koment.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark