×
Show / Fashion

Metodat natyrale për qetësimin e djegieve nga dielli

Insajderi
21 June 2019 - 09:50
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Moti po shënon temperatura të larta këto ditë dhe mospërdorimi i kremit mbrojtës ose locioneve të tjera shkaktojnë djegie. Skuqja, lëkura e thatë dhe temperatura e lartë janë disa prej simptomave të djegieve nga dielli. Po çfarë i ndodh lëkurës nga djegiet?

Qelizat dehidratohen dhe mund të dëmtohen duke arritur në nekrozë, pra të pësojnë një alterim regresiv të indeve duke shkaktuar një reaksion të vërtetë inflamator. Sa më e madhe dhe e përhapur të jetë djegia nga dielli, aq më evidente janë reagimet e organizmit: Ulet presioni i gjakut, shfaqen edema, temperaturë dhe të gjitha shenjat e goditjeve nga dielli. Për këtë arsye mos lejoni që lëkura juaj të digjet vazhdimisht. Nëse keni lëkurë të çelët është e lehtë të digjeni, sepse një lëkurë që prodhon ngadalë melaninën (mbrojtja natyrale nga dielli, pra nxirja) është një lëkurë që digjet lehtë, që shfaq dëmtime të qelizave. Një lëkurë e tillë e ekspozuar në diell pa kriter rrezikohet më shumë nga tumorët.

Por si mund të qetësoheni?

Patatja lehtëson djegiet. Vendosni në pjesët e djegura një kompresë me patate të papërpunuar. Lëreni rreth 20 minuta dhe më pas shpëlajeni.

Kompresat me luleshtrydhe ushqejnë dhe rigjenerojnë lëkurën.Shtypni disa luleshtrydhe të pjekura mirë dhe vendosni tulin direkt në lëkurën e djegur. Mbajeni rreth gjysmë ore.

Kompresa me kos. Përhapni në lëkurën e djegur kos natyral dhe lëreni për rreth 20 minuta, pastaj shpëlajeni.

Vaji i kokosit. Me një shtupë pambuku aplikoni në zonat e djegura vajin e kokosit.

Locion me lule shtogu. Vendosni në zjarr një litër ujë me dy lugë fara lule shtogu, fikeni kur të jetë afër zierjes. Lëreni për disa minuta, filtrojeni dhe lëreni të ftohet. Aplikojeni me një garzë sterile në pjesët e djegura.

Merrni një kastravec, bëjeni në formë qulli dhe përziheni me një gotë kos. Lëreni për 20-30 minuta në lëkurën e djegur dhe pastaj shpëlajeni dhe thaheni me kujdes.

Dushi i ftohtë shërben si metoda e parë e shpëtimit. Mjafton të zhyteni në një vaskë me ujë të vakët, duke shtuar pak kripë të zezë, sodë buke apo miell tërshëre. Janë të gjitha produktet që qetësojnë djegiet.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark