×
Show / Fashion

Metodat që do ju relaksojnë lekurën pas djegies nga dielli

Insajderi
28 June 2019 - 08:52
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vera e nxehtë është një problem i cili  ndikon në sëmundjet e lëkurës. Kujdesi më i madh që duhet pasur është ekspozimi i vazhdueshëm me rrezet e diellit. Përveç blerjes së kremit mbrojtës ka gjithashtu disa mënyra ‘tradicionale’ të cilat të ndihmojnë nga djegia duke përdorur produkte ushqimore që gjenden tepër kollaj. Ja disa mënyra që mund të na ‘shpëtojnë’:

Qumështi

Ka qenë e njohur për njerëzit që vuajnë djegien nga dielli, ku si metodë përdorimi mbushet një vaskë e tërë me qumësht dhe lahuni në të!

Patatet e kremosura

Teknika me patate është përdorur në të gjithë botën dhe është në të vërtetë një mënyrë shumë popullore për të ndihmuar djegien nga dielli, edhe pse kjo nuk e ndalon atë të jetë shumë e çuditshme. Merrni disa patate të prera në copa të vogla. Vendosi ato në një enë, dhe shtypini. Sapo të jenë në një formë të lëngët, vendosni kremin në zonën e djegur. Patatet thuhet se janë një ndihmesë e madhe për lehtësimin e dhimbjeve.

Uthulla

Kjo tingëllon  e çudtishme duke vënë uthull mbi djegien nga dielli. Megjithatë, njerëzit për qindra vjet kanë përdorur uthull për të ndihmuar në shërimin e lëkurës. Nuk ka hulumtime për të na treguar se çfarë është ajo që ndihmon.

Perimet e ngrira

Kjo është një mënyrë shumë e zakonshme dhe e çuditshme për t’u marrë me djegien nga dielli.

Duke shkuar thjesht në frigorifer, duke kapur një qese të madhe me bizele të ngrira, apo ndonjë perim tjetër. Mbështilleni me një peshqir të hollë, dhe vendoseni në zonën e djegur. Ftohtësia do të ndihmojë në qetësimin dhe relaksimin e lekurës së djegur.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark