×
  • Lajme
  • Aktuale

    MI tregon se a janë të kalueshme rrugët në Kosovë

    Insajderi
    08 January 2021 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët se pas reshjeve të shiut në drejtim të auto-udhës Vermicë-Gjurgjicë në kilometrin e 53 kemi rrëshqitje të dheut, të një sasie jo të madhe, por që auto-udha “Ibrahim Rugova” është e qarkullueshme. Ministria e Infrastrukturës ka sinjalizuar vendin dhe ekipet janë duke punuar për ta sanuar gjendjen.

    Gjatë natës në disa regjione ka pasur reshje bore, por kompanitë e mirëmbajtjes kanë intervenuar me pastrim të borës dhe kripe sidomos ne regjionin e Pejës e Gjakovës, si dhe në viset malore.


    Auto-udha R6 Doganaj- Hani i Elezit, auto-udha A6 Konjuh-Doganaj, regjioni i Ferizajt 1 dhe Ferizajt 2, si dhe Prishtina 2 janë krejtësisht të lira për qarkullim.

    Ndërsa ne regjionin e Gjilanit 2, gjendja e rrugëve është e mirë, ka pas reshje shiu dhe në vendet me lartësi më të lartë ka mjegull. Të Gjilani 2 të gjitha rrugët janë në gjendje të mirë, në disa pjesë për shkak të reshjeve të shiut ka erodime, por që rrugët janë të kalueshme.

    Po ashtu është intervenuar në shpërndarjen e kripës në rrugët: Prizren – Prevallë, Zhur -Dragash- Restelicë, Dragash –Brod.

    Në regjionin Peja 1, ka reshje të borës me intensitet të lartë, po ashtu ka intervenime në largimin e borës dhe shpërndarjen e kripës në të gjitha rrugët që janë nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës.

    Po ashtu është intervenuar me krip në rrugët: Prishtinë-Mutivodë (segmenti Stallovë-Mutivodë), QMI -Carralevë ( segmenti Shtime-Carralevë) dhe Komoran-Carralevë ( segmenti Salë-Carralevë).

    Ministria e Infrastrukturës, bashkë me Policinë e Kosovës dhe kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren 24 orë për t’i mbikëqyrur rrugët e Kosovës dhe për të mundësuar qarkullim normal.

    Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, Ministria e Infrastrukturës apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe t’i kenë veturat me pajisje dimërorë?

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark