×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Miftaraj: Nuk mund që sot të jesh në Reçak e nesër t’i bësh ‘homazhe’ Ivanoviqit

    Insajderi
    18 January 2023 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka thënë se deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, janë fyese për familjet e 10 kosovarëve të vrarë në prill të vitit 2000.

    Miftaraj ndër të tjerash potencon se viktimat e Reçakut e Ivanoviqi nuk mund të nderohen njëkohësisht.

    “Kryeministri ka një mori të këshilltarëve dhe këta këshilltar duhet që për çështjet e ndjeshme siç ishte Reçaku apo vdekjet e ish-komandantëve të UÇK-së, të cilët kanë sakrifikuar gjithçka që politikanët ta gëzojnë pozitën e tyre. Kështu që në data të ndjeshme edhe reagimet e prononcimet duhet të jenë më kuptimplota, por edhe të kujdesën që të mos e cenojnë dinjitetin e qytetarëve, e në këtë rast të viktimave të luftës së fundit në Kosovë. Nuk mund që sot të jesh në Reçak e t’u bësh lavdi e nder për viktimat e Reçakut, e ditën e nesërme t’i bësh ‘homazhe’ një figure kontroverse siç ishte Oliver Ivanoviqit”, thotë Miftaraj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark