Mike Tyson është përfshirë në një tjetër zënkë me fansat e tij. Pas skandalit që bëri në avion kur goditi një fans të bezdisshëm, tash boksieri legjendar është zënë me një grua.
Siç raportohet nga “Neë York Post”, Tyson ishte duke bërë foto me fansat në Las Vegas kur një grua e ngriti gishtin pranë fytyrës së tij, duke bërë atë të reagojë keq.
Ai u kthye menjëherë për t’u përballur me gruan, por sigurimi i tij reagoi me kohë. Më pas ai është shoqëruar nga vendi i ngjarjes.
Tyson ishte në Vegas për të ndjekur ngjarjet përpara luftës së Shakur Stevenson me Oscar Valdez në “MGM Grand Garden Arena”.