×
  • Lajme
  • Lajme

    Milaim Zeka do të dalë para gjykatës për mashtrim të qytetarëve

    Insajderi
    30 November 2018 - 09:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Nismës, Milaim Zeka do të dal sot para gjykatës lidhur me akuzat për mashtrim të kosovarëve me viza dhe shmangie nga tatimi.

    Së bashku Zekën akuzohen edhe Ilir Krasniqin e Edmond Kërliun, që sipas prokurorisë të njëjtit kanë kryer vepra penale që kanë të bëjnë me mashtrim e pastrim të parave.

    Zeka akuzohet se me anë të mashtrimit përfitoi 345 mijë e 700 euro së bashku me Ilir Krasniqin. 145 mijë euro akuzohet se i ka pastruar në bashkëpunim me biznesmenin, Edmond Kërliu. Akuzohet po ashtu se shtetit nuk ia ka paguar 141 mijë e 173 euro.

    Insajderi ka raportuar se Zeka e Krasniqi, kanë mashtruar 907 kosovarë duke ua marrë nga 500 deri në 3 mijë e 50 euro.

    AKTAKUZA, 907 DËSHMITARË KUNDËR MILAIM ZEKËS

    354 personave u janë kthyer paratë pas nisjes së hetimeve kundër deputetit të Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka dhe partnerit të tij, Ilir Krasniqi. Shuma e parave të kthyera kap vlerën e 83 mijë e 850 euro. Janë edhe 546 persona të cilëve nuk u janë kthyer akoma paratë.

    11 TRANSAKSIONET E MILAIM ZEKËS ME BIZNESMENIN SHQIPTAR PËR TA MASHTRUAR SHTETIN

    AUDIOINCIZIMI I MILAIM ZEKËS – ILIR KRASNIQI: FATMIR LIMAJ KËRKOI 3 MILIONË EURO NGA BIZNESMENË GJERMANË

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark