×
  • Lajme
  • Lajme

    Milaim Zeka i shanë me nënë deputetët e LDK-së

    Insajderi
    10 September 2017 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka vazhduar banalitetin dhe fyerjet ndaj kolegëve deputetë edhe pasi ka dalë jashtë seancës së Kuvendit të Kosovës të dielën. Kryeparlamentari Veseli e përjashtoi Zekën nga seanca e sotme pasi përdori gjuhë të patolerushme brenda sallës së Kuvendit.

    Deputeti nga radhët e partisë së Fatmir Limajt ka pasur një përballje të rëndë me deputeten e LDK-së, Besa Gaxherrin, jashtë seancës plenare por brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës.

    Zeka e ka fyer deputeten Gaxherri, derisa i ka sharë me nënë të gjithë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

    Portali Lajmi.net ka siguruar një video amatore ku dëgjohet deputeti Zeka duke kritikuar e ofenduar deputeten Gaxherri.

    “Pornografi ka me e ba. Nanen kam me jau q. rend tanëve. Për këtë kam hy deputet, me ju kallxu që ju jeni rrugaç te tanë, rrugaç jeni. Na jena ra në prehnin e Vuqiçit? Ju, që ja keni mbajt zhagun Serbisë tanë jetën. Partia jote ia ka mbajt zhagun Serbisë”

    Ndërsa, Gaxherri dëgjohet teksa i thotë deputetit Zeka se dje e pritën Listën Serbe katër orë për të ardhur në Seancë.

    Por, Zeka dëgjohet duke iu kundërpërgjigjur: “Ata janë ma të mirë se ju, ata janë ma të mirë se ju, ju jeni rrugaçë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark