
Skuadra e Milanit është ende duke menduar për anësorin e talentuar te Ajaxit, Anwar El Ghazi, njofton Sky Sport Italia, raporton Insajderi.
Kuqezinjtë e kane kërkuar lojtarin e Ajaxit edhe gjatë afatit kalimtar të janarit por nuk arritën ta shkëpusnin atë nga ekipi i famshëm holandez.
Sipas ‘Sky Sport’ Milani ka arritur marrëveshje me lojtarin, tash mbetet të finalizojë marrëveshjen me skuadrën e futbollistit, Ajaxin.
Rossoneret dërguan një vëzhgues në ndeshjen Ajax-Feyenoord që ta ndjekë nga afër 20-vjeçarin. Ai mbetet objektivi kryesor i kuqezinjve për merkaton verore te Milanit.