×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Milionat e 3 përqindëshit – Si u zhduk eprori ushtarak Sadri Ramqaj, rrëfehet vëllai i tij

    Insajderi
    22 November 2022 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nga tetori i vitit 1998 nuk dihet asgjë për fatin e tij. Gjithçka që la pas prej kur u zhduk është një ditar. Sadri Ramqaj veprimtar i njohur i çështjes kombëtare, tash e 24 vite ende nuk e ka një varr ku të prehet.

    Ramqaj është harruar nga organet e drejtësisë, por jo nga vëllai Shukriu, i cili për dy dekada rresht vazhdon të kërkoj drejtësi për zhdukjen e tij.

    Në një intervistë për Insajderin, Shukri Ramqaj rrëfen në detaje për veprimtarinë e Sadriut. Si një student i dalluar në Fakultetin e Mbrojtjes në Serbi, Sadriu u detyrua të largohet pasi ishte vënë në shënjestër nga okupatori serb.

    20 shtatori 1998 ishte dita kur Sadriu e takoi kolonel Ahmet Krasniqin. Ata kishin nënshkruar një kontratë për sigurimin e armëve nga Bosnja. Dy ditë më vonë do takoheshin për t’i nxjerr një shumë të konsiderueshme të hollash nga banka Dardania. Bëhej fjalë për 3 milionë marka. Por, ai takim nuk ndodhi kurrë.

    Ndiqeni rrëfimin e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark