Të enjten në oborrin e një diskoteke në Gjilan pati të shtëna me armë zjarri. Koncerti i reperi Mozzik u ndërpre nga policia. Gazeta Insajderi pak më parë ka raportuar se i dyshuar në këtë rast është Lorent Cana. Ai përveç që është djali i psikiatrit të njohur Afrim Cana, bën edhe një jetë luksi.
Në shtëpinë e Canës, Policia gjeti tri armë gjuetie, një pistoletë dhe 16- copë fishekë cal-9×19 mm, në pronësi të prindit të të dyshuarit, ndërsa është konfiskuar edhe një pistoletë e tipit TT, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Lorent Cana, duket se jeton një jetë luksoze. Në llogaritë e tij ndan foto ku paraqitet në vetura luksoze.
Në llogaritë e tij sociale ndan foto ku paraqitet në vetura luksoze.
Ndërsa nga shokët e tij cilësohet si milioner.
Cana është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.