×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Insajderi / Ballina 5

    Sulmuesi me granatë në koncertin e Mozik është djali i psikiatrit të njohur, Afrim Canës

    Insajderi
    29 July 2023 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në oborrin e diskotekës të premten ku ka kënduar reperi i njohur, Mozzik, është hedhur një granatë dore dhe ka pasur gjuajte me armë zjarri. Gazeta Insajderi ka mësuar se i dyshuari që gjuajti me armë është Lorent Cana. Ai është djali i psikiatrit të njohur Afrim Cana.

    Pas mesnatës para një ditë ishte ndërpre koncerti i reperit Mozzik në Gjilan, pasi dikush dyshohej se dikush ka hedhur granatë dore para lokalit ku ka kënduar.

    Gazeta Insajderi ka mësuar përmes burimeve se i arrestuari është Lorent Cana nga Gjilani. Ai është djali i psikiatrit të njohur Afrim Cana.

    Afërsinë e tyre e vërtetojnë edhe fotot e publikuara në ‘Instagramin’ e Lorent Canës së bashku me babain e tij.

    Insajderi ka provuar të kontaktojë me këtë të fundit por nuk ka qenë i qasshëm

    Në shtëpinë e të dyshuarit, njësitet policore kanë kryer bastisje, ku kanë gjetur e sekuestruar: tri armë gjuetie, një pistoletë dhe 16- copë fishekë cal-9×19 mm, në pronësi të prindit të të dyshuarit, ndërsa është konfiskuar edhe një pistoletë e tipit TT, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

    I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

    Njësitë policore kanë pranuar informacionin  se në oborrin e një diskoteke ka të shtëna me armë zjarri. Sipas dy ankuesve-punëtor sigurimi në diskotekë, një person i moshës rreth 20 vjeçare ishte afruar afër hyrjes se diskotekës dhe kishte shtënë me armë zjarri ne drejtim të ankuesve, gjithashtu i dyshuari kishte hedhur edhe një granatë dore e cila nuk ka shpërthyer. Nga të shtënat me armë zjarri është dëmtuar një automjet i cili ishte i parkuar  ndërsa të lënduar nuk ka. Njësiti për deminim i policisë ka asgjësuar granatën e dorës pa ndonjë incident. Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit  kosovar kanë gjetur e sekuestruar: tri armë gjuetie, një pistoletë dhe 16- copë fishekë cal-9×19 mm, në pronësi të prindit të dyshuarit, ndërsa është konfiskuar edhe një pistoletë e tipit TT, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark