×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ministri Aliu tregon se kur do të nisin punimet për autostradën e Gjilanit

    Insajderi
    24 January 2024 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas shumë kritikave për lënien anash të këtij projekti, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu tregoi se kur do të nisin punimet për autostradën e Gjilanit, shkruan Insajderi.

    Në konferencë për media, Aliu u shpreh se këtë vit do të nisë vazhdimi i autostradës së Gjilanit deri në Dheun e Bardhë, duke mos e cekur saktë muajin se kur.

    Ministri foli për rëndësinë e kësaj autostrade duke thënë se do të bëhet pikë e rëndësishme tranziti edhe për mallrat.

    “Do të fillojë këtë vit vazhdimi i autostradës së Gjilanit deri në Dheun e Bardhë. Pra nga Gjilani nga Bresalci deri në Dheun e Bardhë do të fillojmë autostradën e cila qytetarët e Kosovës, e poashtu ata të rajonit e në veçanti qytetarët e Shqipërisë do të mund t’i lidhë me korridorin 10 përmes Prishtinës. Respektivisht përmes lidhjes së dy autostradave drejtë Bujanovcit dhe me këtë rast edhe shqiptarët në komunën e Bujanovcit do të mund të bëhen pikë e rëndësishme e tranzitit, edhe të mallrave edhe të qytetarëve të cilët që nga Durrësi, sidomos pas aprovimit tash nga Bashkimi Evropian të lidhjes së dy atostradave nga Qafa e Dulës deri në Banullë në mënyrë të pashkëputshme deri në autostradë do të mund të arrijnë në Bujanovc”, tha Aliu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark