×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Ministri Çeku pret aktoren e larguar nga puna në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë

    Insajderi
    02 September 2023 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Kosovës, Hajrulla Çeku, ka pritur në zyrën e tij aktoren preshevare, Egzona Salihun.

    Ajo u përjashtua ditë më parë nga puna në Shtëpinë e Kulturës në qytetin e Preshevës. I pari i kulturës në qeverinë e Kosovës i premtoj asaj përkrahje dhe ndihmë në zhvillimin e aktiviteteve kulturore e artistike në qytetin e Preshevës.

    Njoftimi i plotë nga ministri Çeku

    Pak ditë pasi Shtëpia e Kulturës në Preshevë largoi nga puna aktoren e vetme shqiptare, Egzona Salihu, e prita në takim në MKRS për tu informuar detajisht mbi situatën.

    I premtova mbështetje të plotë në betejën e saj kundër padrejtësive dhe diskriminimit. Në të njëjtën kohë, biseduam për bashkëpunime përmes projekteve kulturore në Kosovë dhe Luginë, duke mos lejuar që politikat momentale të ndikojnë në kulturën e artistët tanë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark