×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ministri i Brendshëm thotë se ka elemente ruse në veri që përpiqen të shkaktojnë shkëndija konflikti

    Insajderi
    11 November 2022 - 23:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se në veri ka elemente të inteligjencës ruse, që mundohen të shkaktojnë shkëndija konflikti, për ta përkeqësuar situatën e sigurisë në Kosovë.

    “Ka informacione që elemente të caktuara ekstremistësh, vijnë në Kosovë, bëjnë shfaqje të ndryshëm. Edhe rusë, kryesisht të Inteligjencës”, është shprehur Sveçla në T7.

    Lexo edhe:

    Sveçla ka thënë se nuk beson që rusët vijnë të luftojnë në Kosovë, për shkak të situatës që e ka Rusia me Ukrainën, por sipas tij ata provojnë të nxisin konflikte.

    “Të themi që ka elemente ruse që vijnë të luftojnë në veri, kjo nuk qëndron, sepse ata kanë probleme të vetat. Emisarë dhe agjentë të inteligjencës, po. Ata përpiqen që të shakttojnë ndonjë shkëndijë, që situata të përkqeësohet”, ka thënë ai gjatë emisionit.

    Sveçla ka rikujtuar rastet e dëbimit të shtetasve rusë, për shkak të dyshimeve për qëllimet e tyre brenda Kosovës.

    “Ne kemi dëbuar shtetas rus. Nuk i kemi dëbuar për qejf. I kemi dëbuar sepse kemi pasur informacione sepse ata janë dyshuar për aktivitete kriminale”, ka deklaruar ai.

     “Do të dëbohen të gjithë ata që e rrezikojnë stabilitetin e Kosovës”, ka shtuar ai.

    Sveçla ka konfirmuar gjithashtu se në veriun e vendit ka grupe të armatosura. Kur është pyetur, ai ka thënë se ata do të arrestohen nga Policia e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark