×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ministri Krasniqi poston fotografi me Lulëzim Hetemi, vërehet kujdes maksimal për ‘trenerkat’

    Insajderi
    16 June 2023 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pak ditë më parë një fotografi e përbashkët e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Aliu u bë virale, pasi këtij të fundit iu vërejtën trenerkat tek pjesa e këmbëve, të veshura nën katin e teshave. Pas rastit komik që qarkulloi në rrjet, Aliu fshiu atë fotografi.

    Ndërsa, sot ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tregoi kujdes maksimal me postimin e fotografisë nga vizita që i bëri kryetarit Hetemi në zyrën e tij në Leposaviq.

    Siç shihet në postimin e ministrit Krasniqi, fotografia nuk është shkrepur deri në fund të këmbëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark