Ministri Peci ka një paralajmërim për qytetarët dhe gastronomët  – Insajderi
×
Insajderi

Ministri Peci ka një paralajmërim për qytetarët dhe gastronomët 

Insajderi
08 April 2023 - 08:39
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i ka paralajmëruar të gjithë qytetarët dhe gastronomët që ligji kundër duhanit s’ka kthim prapa.

Ai tha se synimi i tyre është që të përqafojnë vlerat e avancuara të vendeve të BE-së, atje ku sipas tij, Kosova synon të integrohet.

“Kështu që në këtë drejtim, ne s’e mendojmë në asnjë mënyrë zmbrapsjen karshi imponimit të zbatueshmërisë së këtij ligji”, tha Ministri Peci në Klan Kosova.

Përveç kësaj, ai tha se nëse sheh rezistencë për moszbatimin e këtij ligji, do të ketë masa të ashpra.

“Nëse shoh në lokalitete të caktuara se ka rezistencë për mos-zbatimin e këtij ligji, unë do të shqyrtojë mundësinë e përdorimit të mekanizmave që janë më të ashprit për shkak se s’guxojmë të kthehemi mbrapa karshi një ligji të cilin e ka aprovuar kuvendi”, tha Peci.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark