×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri tregon se cila pikë kufitare mbetet problematike për diasporën

    Insajderi
    11 July 2017 - 23:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati, ka bërë të ditur se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për t’u mundësuar bashkatdhetarëve ta kalojnë një verë sa më të mirë në atdhe, si dhe të mos kenë probleme në marrjen e shërbimeve.

    Murati ka thënë për “Epoka e re” se është në kontakt të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës dhe autoritetet e tjera, për ta lehtësuar qarkullimin e bashkatdhetarëve nëpër pikat kufitare.

    Megjithatë, Murati ka treguar se edhe në këtë vit, pika në Merdare do të jetë problematike, për shkak të punimeve të terminalit të ri.

    Ai ka theksuar se në vonesat e tepërta ndikon herë pas here edhe neglizhenca e qëllimshme e palës serbe.

    Murati ka folur edhe për përfshirjen e diasporës në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, kjo mund të bëhet përmes vendeve të rezervuara, duke ndryshuar Kushtetutën./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark