×
Insajderi / Insajderi

Ministri Xhelal Sveçla e konfirmon vetëvrasjen e Sokol Halilit

Insajderi
02 December 2022 - 14:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Vrasësi i ish-bashkëshortes Hamide Magashi dhe foshnjës në bark, ka bërë vetëvrasje dy ditë pas krimit të rëndë.

Lajmin për vetëvrasjen e tij e ka konfirmuar Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve tē Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizphet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten”.

“Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet per zbulimin e gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.”, ka njoftuar Sveçla.

OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark